Ballina > Aktualitet > Nis seanca e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Pejës

Nis seanca e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Pejës

26 Feb 2026 Aktualitet

Pejë – Ka nisur sot seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Pejës pas mbajtjes së seancës inauguruese. Mbledhja po zhvillohet me një rend dite të ngarkuar, që përfshin betimin e anëtarëve të rinj, themelimin e komiteteve kryesore, emërime të rëndësishme, si dhe shqyrtimin e një sërë raporteve financiare e zhvillimore për vitin 2025 dhe planifikimet për vitin 2026.

Në fillim të seancës pritet aprovimi i rendit të ditës, ndërsa më pas do të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit: Bekim Morina, Dafina Dragaj, Atdhe Berisha, Shqiprim Muriqi, Muamel Dupljak, Shkëmbim Prakaj, Elbasan Krasniqi, Islam Husaj, Kaltrina Lajqi dhe Gentiana Bajrami Atashi.

Themelohen komitetet kryesore komunale

Pjesë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 29.09.2025 dhe i procesverbalit nga seanca inauguruese e 10.12.2025.

Kuvendi do të procedojë me:
• Themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa;
• Themelimin e Komitetit për Komunitete;
• Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB);
• Emërimin e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete.

Po ashtu, në këtë seancë pritet të themelohen komisionet komunale të aksionarëve për ndërmarrjet publike lokale:
• N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A. Pejë;
• N.P.L. “Ambienti” SH.A. Pejë;
• N.P.L. “Eko-Sig” SH.A. Pejë.

Në fokus: pronat komunale dhe titujt e nderit

Një nga pikat me rëndësi është shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit për listën e veçantë të pronave komunale që do të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2026.

Gjithashtu, do të shqyrtohet propozimi për autorizimin e DKRS-së për publikimin e konkursit publik për ndarjen e titujve të nderit, dekoratave, mirënjohjeve dhe falënderimeve, si dhe formimi i komisionit të posaçëm për këtë proces.

Raporte financiare dhe planifikime për 2026

Në pjesën e dytë të seancës do të prezantohet informata e Kryetarit mbi gjendjen ekonomiko-financiare në Komunën e Pejës, si dhe do të shqyrtohen:
• Planifikimi i Prokurimit për vitin 2026;
• Plani i punës së ekzekutivit për vitin 2026;
• Raporti vjetor i Komunës për vitin 2025;
• Raporti informativ i të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar–dhjetor 2025;
• Realizimi i Planit të Prokurimit për vitin paraprak.

Seanca do të përmbyllet me pyetje dhe propozime nga anëtarët e Kuvendit lidhur me punën e Komunës.

Kjo mbledhje konsiderohet e rëndësishme për funksionalizimin e plotë të organeve komunale dhe për përcaktimin e prioriteteve zhvillimore të Pejës për vitin 2026.

Lini një përgjigje