Ballina > Vendi > Ngjarja në Deçan: Spitali i përgjithshëm në Pejë konfirmon gjendjen e viktimës

Ngjarja në Deçan: Spitali i përgjithshëm në Pejë konfirmon gjendjen e viktimës

06 Feb 2026 Vendi

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në komunën e Deçanit, ku një person mbeti i lënduar si pasojë e një incidenti brenda familjes, redaksia ka kërkuar informacion zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të viktimës.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës për Inklik kanë konfirmuar se pacienti është trajtuar në repartin e Emergjencës dhe ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Sipas përgjigjes zyrtare të spitalit, viktima nuk po trajtohet më në këtë institucion shëndetësor, pasi është liruar pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore.

“Pacienti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Emergjencë dhe është liruar. Aktualisht nuk po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në përgjigjen e spitalit.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat e incidentit, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente. Institucionet përgjegjëse kanë theksuar se informacione të tjera do të bëhen publike pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Ngjarja ka nxitur reagime dhe shqetësim në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te rëndësia e adresimit të rasteve të dhunës në familje dhe nevoja për ndërhyrje institucionale në kohë.

Lini një përgjigje