Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka marrë pjesë në takimin e 33-të të Ukraine Defence Contact Group (UDCG), të mbajtur në selinë e NATO-s.
Në këtë takim, ai ishte i shoqëruar nga koloneli Ahmet Ajeti, përfaqësues i Kosovës, ku u diskutua për koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën në përballje me agresionin rus.
Me këtë pjesëmarrje, Republika e Kosovës rikonfirmoi qëndrimin e saj të palëkundur në krah të Ukrainës dhe aleatëve, duke theksuar përkushtimin ndaj lirisë, sigurisë dhe vlerave euro-atlantike.





