Ballina > Magazina > Nga sakrifica te maja, një ëndërr që po bëhet realitet

Nga sakrifica te maja, një ëndërr që po bëhet realitet

16 Apr 2026 Magazina

Pas një viti përkushtimi të jashtëzakonshëm, sakrificash dhe disipline personale, Petrit Kllokoqi ka arritur një nga sfidat më të mëdha të jetës së tij, ngjitjen drejt Himalajeve.

Duke hequr dorë nga alkooli dhe duhani, ai i është përkushtuar plotësisht përgatitjes fizike dhe mendore, për të përballuar një nga terrenet më të vështira në botë. Ai, bashkë me skuadrën e tij, po jeton një eksperiencë unike, që shkon përtej një aventure të zakonshme.

Në postimin e tij të fundit me mesazhin “TOGETHER TO THE TOP”, Petriti ka ndarë edhe anën më njerëzore të këtij rrugëtimi. Ai thekson se kjo sfidë nuk do të ishte e mundur pa njerëzit që besuan në të, duke e vënë theksin te besimi si forca kryesore që e ka shtyrë përpara.

“Mbështetja juaj nuk është veç me financa, por është BESIM… dhe unë premtoj që këtë besim do ta përfaqësoj me dinjitet, me punë dhe me përkushtim”, shprehet ai.

Edhe pse e quan një rrugëtim personal, Petriti e ndan suksesin me të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke e konsideruar këtë arritje si të përbashkët.

Ngjitja në Himalaje nuk është vetëm një sfidë fizike, por një udhëtim shpirtëror dhe emocional, një provë e vullnetit, durimit dhe pasionit për natyrën dhe alpinizmin.

Ky rrugëtim është dëshmi se kur besimi, përkushtimi dhe mbështetja bashkohen, çdo majë bëhet e arritshme.

Lini një përgjigje