Ballina > Aktualitet > Nënkolonel Agron Murati emërohet atashe i Mbrojtjes së Kosovës në Kroaci

Nënkolonel Agron Murati emërohet atashe i Mbrojtjes së Kosovës në Kroaci

14 Jul 2026 Aktualitet

Nënkolonel Agron Murati ka pranuar zyrtarisht detyrën e atasheut të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë.

Në kuadër të mandatit të tij të ri, Murati do të angazhohet në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimin e partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ky emërim vlerësohet si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Përmes këtij angazhimi synohet të kontribuohet edhe në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e koordinimit në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Lini një përgjigje