Eskavatorët filluan të rrënojnë njërën nga shtëpitë më të vjetra në Ohër me arkitekturë specifike, e ndërtuar në vitin 1927. Iniciativa qytetare Ohrid SOS dorëzoi kërkesë për mbrojtje të përkohshme urgjente të objektit, të cilin shumëkush e konsideron si trashëgimi kulturore-historike të qytetit. Por në vend të saj do të ngrihet një ndërtesë e re shumëkatëshe. Ohri SOS kërkuan ndalimin urgjent të planit të ri të detajuar urbanistik, që sipas tyre paraqet kërcënim serioz për trashëgiminë kulturore dhe arkitekturore të qytetit. Sipas tyre është tronditëse që ky objekt deri më tani nuk ka qenë i mbrojtur në përputhje me Ligjin.
“Për më tepër, në shënjestër janë edhe dy ndërtesa të vlefshme të arkitekturës moderne, kopshti i fëmijëve dhe ndërtesa e vjetër shkollore e SHF “Grigor Prliçev”. Me realizimin e tij, dhe për ndërtimin e një objekti katërkatësh me gjatësi mbi 100 metra dhe objekte komerciale, do të shkatërrohej parku i shkollës, oborri i kopshtit të fëmijëve, gjelbërimi publik urban dhe përgjithmonë do të prishej pamja dhe fryma e kësaj tërësie urbane të qetë“, thanë nga Ohrid SOS.
–Rrezikohen kopshti i fëmijëve dhe ndërtesa e vjetër e SH.F “Grigor Prliçev
-Objekti i ri prish pamjen dhe frymën e kësaj tërësie urbane
Qytetarët sot me mosbesim shikonin atë që po ndodh.
“Vitin e ardhshëm do të bënte 100 vjet që ishte ndërtuar dhe duhej të rinovohej siç është. Por është e qartë për gjithë qytetin. Duhej të mbrohej, nuk kemi tjetër, kjo është e vetmja. A mendoni se Ohri vitet e fundit po betonizohet masivisht? Nuk kam koment“, tha një qytetar.
“Duhej të mbrohej po kush? U shkatërrua, askush as nuk kërkon as nuk jep. Për të gjithë është dëm, më së shumti për atë që u rrëzua. A mendoni se Ohri vitet e fundit po betonizohet masivisht? Çdo ditë, nuk ka më ku të kalohet, vetëm drejt rrugë“, u shpreh një qytetar tjetër.
“Shtëpia kishte tre pronarë dhe për shkak se nuk ishte vendosur nën mbrojtje, ata vendosën ta rindërtojnë, përkatësisht të ndërtohet këtu një objekt i ri. Ajo është pronë private dhe ne nuk mund të ndërhyjmë“, theksoi një qytetar.
Nga Komuna e Ohrit thonë se nga ana e tyre është vepruar në përputhje me të gjitha procedurat ligjore dhe rregulloret në fuqi.
“Me kërkesë të pronarit të shtëpisë, Komuna e Ohrit ka lëshuar leje ndërtimi në përputhje me Planin e detajuar urbanistik në fuqi, i miratuar në vitin 2008, si dhe në përputhje me Planin për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit. Në procedurë janë siguruar të gjitha pëlqimet dhe lejet e nevojshme nga institucionet kompetente dhe të gjitha aktivitetet realizohen në kuadër të rregullativës ligjore në fuqi“, deklaruan nga Komuna e Ohrit.
-Aktivitetet realizohet në kuadër të ligjeve
Por nga Komuna nuk iu përgjigjën pyetjes sonë pse ata nuk kanë parashtruar kërkesë për mbrojtjen e këtij objekti me qëllim që të parandalohej rrënimi i tij./Alsat.mk.





