Ballina > Rajoni > Në mes të festës së Bosnjës, shqiptari del në rrugët e Sarajevës me flamurin e Kosovës!

Në mes të festës së Bosnjës, shqiptari del në rrugët e Sarajevës me flamurin e Kosovës!

01 Apr 2026 Rajoni

Në një natë të mbushur me emocione dhe festë në Bosnje dhe Hercegovinë, ku kombëtarja vendase siguroi kualifikimin historik për Kupën e Botës pas fitores ndaj Italisë, një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Eris Hadzic, një shqiptar me rrënjë nga Kosova, ka dalë në sheshin qendror të Sarajevës me flamurin e Kosovë në duar, duke treguar krenarinë dhe lidhjen e fortë me vendlindjen e nënës së tij.

Mes turmës festive, ai nuk ka harruar origjinën, duke bërë tifo njëkohësisht për Kosovën dhe klubin e zemrës, edhe pse mbrëmja nuk ishte pozitive për “Dardanët”, të cilët u mposhtën nga Turqi.

Pamjet nga Sarajeva janë bërë virale, ku shihet Erisi mes festës së boshnjakëve, por me flamurin e Kosovës të hapur, një simbol i fortë identiteti dhe dashurie për prejardhjen.

Një natë me dy emocione: festë në Bosnje, zhgënjim për Kosovën, por krenaria shqiptare nuk mungoi as në rrugët e Sarajevës!

Lini një përgjigje