Qytetarët e Pejës duhet të kenë kujdes gjatë ditëve në vijim, pasi për shkak të punimeve për ndërtimin e sheshit të ri dhe funksionalizimin e urës së re, do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në disa nga rrugët kryesore të qytetit.
Sipas njoftimit nga kryetari Gazmend Muhaxheri, ndërprerja përfshin segmentin nga Ura e Zallit deri te Ura e Re, si dhe rrugët “Lekë Dukagjini” dhe “Bajram Kelmendi”.
Institucionet dhe ekipet emergjente, në veçanti autoambulancat, janë të lutura të planifikojnë lëvizje alternative dhe të shmangin këtë aks, në mënyrë që të mos ketë vonesa në raste urgjente.
Ky projekt synon modernizimin e infrastrukturës dhe krijimin e një hapësire më funksionale për qytetarët.




