Ballina > Vendi > Nderohet arkeologu Kemajl Luci me Medaljen Presidenciale të Meritave në 75-vjetorin e lindjes

Nderohet arkeologu Kemajl Luci me Medaljen Presidenciale të Meritave në 75-vjetorin e lindjes

27 Jun 2026 Vendi

Arkeologu i mirënjohur Kemajl Luci, një prej figurave më qendrore dhe më të rëndësishme të arkeologjisë në Kosovë, është vlerësuar me Medaljen Presidenciale të Meritave në shënim të 75-vjetorit të lindjes së tij. Dekorata iu dorëzua në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm më shumë se katërdekadash në hulumtimin, dokumentimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Në ceremoninë solemne të organizuar për nder të tij, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, vlerësoi lart angazhimin dhe përkushtimin jetësor të z. Luci në afirmimin e vlerave arkeologjike të vendit, duke e cilësuar punën e tij si një shtyllë të rëndësishme për kujtesën historike të Kosovës.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve qendrore, drejtues të instituteve të trashëgimisë kulturore, kolegë, bashkëpunëtorë të shumtë që ndanë rrugëtimin profesional me të, si dhe anëtarë të familjes.

Pjesëmarrësit e pranishëm e vlerësuan këtë dekorim si një dëshmi të merituar të punës shkencore dhe hulumtuese shumëvjeçare të Kemajl Lucit, i cili me dekada ka qenë në ballë të gërmimeve dhe restaurimeve që kanë ndihmuar në ndriçimin e të kaluarës së Kosovës.

Lini një përgjigje