Ballina > Kronikë > Ndahet papritur nga jeta punonjësi i KRU ‘Hidrodrini’, Xhevdet Jahmurataj, Kompania përcjell ngushëllime

Ndahet papritur nga jeta punonjësi i KRU ‘Hidrodrini’, Xhevdet Jahmurataj, Kompania përcjell ngushëllime

17 Apr 2026 Kronikë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ ka njoftuar me dhimbje të madhe ndarjen e parakohshme nga jeta të punonjësit të saj, Xhevdet Jahmurataj.

Përmes një komunikate për media, menaxhmenti rajonal i kompanisë në Pejë e ka cilësuar lajmin si të kobshëm dhe të papritur për të gjithë stafin. I ndjeri Jahmurataj ka shërbyer për vite me radhë si inkasant në Qendrën e Pejës, duke u dalluar për zellin dhe përkushtimin e tij në punë.

“Kolegu Jahmurataj ishte një punonjës i dalluar, i vlerësuar si profesionist i ndershëm dhe i dashur për të gjithë bashkëpunëtorët. Stafi dhe kolegët do ta ruajnë gjithmonë në kujtimet më të mira,” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv, ing. Dri Cena, bashkë me menaxhmentin dhe tërë stafin punonjës të KRU ‘Hidrodrini’, i kanë përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Jahmurataj dhe të afërmve të të ndjerit.

“Ndajmë dhembjen dhe pikëllimin bashkë me familjen në këto çaste të vështira,” përfundon njoftimi i Zyrës për Media të KRU ‘Hidrodrini’.

Lini një përgjigje