Ballina > Kronikë > Ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare veterani i arsimit dhe intelektuali Xhevdet Basha

Ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare veterani i arsimit dhe intelektuali Xhevdet Basha

18 May 2026 Kronikë

Me pikëllim të thellë qyteti i Pejës, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Xhevdet Bashës, intelektualit të respektuar dhe veteranit të arsimit, i cili për dekada me radhë dha kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e shumë brezave.

I njohur për urtësinë, përkushtimin dhe dinjitetin e tij, Xhevdet Basha la gjurmë të pashlyeshme në fushën e arsimit dhe në jetën shoqërore. Ai u vlerësua gjithmonë si një njeri i dijes, me integritet të lartë njerëzor dhe profesional, duke fituar respektin e kolegëve, nxënësve dhe gjithë komunitetit.

Jeta dhe vepra e tij do të mbeten shembull i edukimit, humanizmit dhe vlerave të mirëfillta njerëzore, ndërsa kujtimi për të do të jetojë gjatë në zemrat e familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin nga afër.

Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në mesin e atyre që e çmuan dhe e respektuan për kontributin dhe personalitetin e tij.

Lini një përgjigje