Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare legjenda e futbollit rumun, Mircea Lucescu, ish-trajner dhe ish-kapiten i përfaqësueses së Rumanisë.
Lucescu ndërroi jetë të martën, pasi disa ditë më parë ishte shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Ai ishte ndjerë keq gjatë një seance stërvitore me kombëtaren rumune, vetëm pak ditë pasi ekipi ishte eliminuar nga kualifikimet për Kampionatin Botëror nga Turqia.
Pas shtrimit në spital, mjekët konstatuan probleme me zemrën, ndërsa disa ditë më vonë ai pësoi një atak kardiak dhe u vendos në gjendje kome të induktuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, organizmi i tij nuk reagoi ndaj trajtimit dhe ai ndërroi jetë.
Vdekja e tij shënon një humbje të madhe për botën e futbollit, ku ai la gjurmë të thella si lojtar dhe trajner.




