Ballina > Kronikë > Ndahet nga jeta Alush Gashi, një nga themeluesit e LDK-së dhe ish-ministër i Shëndetësisë

Ndahet nga jeta Alush Gashi, një nga themeluesit e LDK-së dhe ish-ministër i Shëndetësisë

15 May 2026 Kronikë

Në moshën 75-vjeçare ka vdekur Alush Gashi, një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë. 

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët të cilët kanë thënë se për detajet dhe ceremoninë e varrimit do të njoftojnë me kohë. 

Gashi lindi më 4 tetor 1950 në fshatin Prigodë të Komunës së Istogut dhe është politikan kosovar.

Gashi studioi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës më 1974 dhe përfundoi doktoratën në Zagreb më 1979.

Në vitin 1989, si dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ai u bë pjesë e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte anëtar i LDK-së dhe mori pjesë në negociatat për të shmangur luftën. Ai gjithashtu shërbeu si këshilltar i lartë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, dhe poashtu ishte sekretar për marrëdhëniet me jashtë i LDK.

Lini një përgjigje