Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i shoqëruar nga nënkryetari për komunitete Mirzet Dzogovic dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Xhenet Syka Kelmendi, morën pjesë në një iftar të përbashkët të organizuar nga Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Ky organizim u mbajt me rastin e 20-vjetorit të rivendosjes së pavarësisë së Mali i Zi, duke bashkuar përfaqësues institucionalë dhe figura të ndryshme në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë.
Iftari i përbashkët u shndërrua në një simbol të veçantë të unitetit dhe bashkëjetesës, duke reflektuar marrëdhëniet e mira ndërmjet komuniteteve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve.
Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e forcimit të lidhjeve miqësore dhe respektit reciprok, veçanërisht në momente të rëndësishme që promovojnë dialogun dhe bashkëpunimin ndërkulturor.






