Ballina > Vendi > Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 37 gradë celsius

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 37 gradë celsius

05 Aug 2026 Vendi

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell dhe kryesisht i nxehtë. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin mes 12 dhe 18 gradë celsius, e maksimalet mes 32 dhe 38 gradë. 

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s. Në orët e pasdites mund të ketë vranësira të pakta lokale, pa kushte për reshje”, ka njoftuar IHMK. 

Lini një përgjigje