Grupi legjendar i muzikës pop, Modern Talking, i udhëhequr nga vokalisti Thomas Anders & Band, do të vijë për herë të parë në Kosovë për një performancë të veçantë në kuadër të festivalit veror Hardh Fest, që do të mbahet më 4, 5 dhe 6 shtator në Rahovec.
Koncerti pritet të sjellë hitet që kanë shoqëruar breza të tërë, përfshirë Cheri, Cheri Lady, You’re My Heart, You’re My Soul dhe Brother Louie, duke ofruar një eksperiencë muzikore nostalgjike dhe të paharrueshme për publiku.




