Ballina > Vendi > Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm

Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm

11 Feb 2026 Vendi

Avokati Luka Mishetiq e ka nisur fjalën e vet duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe që kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.

“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u ka thënë Luka Mishetiq gjyqtarëve.

Sipas Mishetiqit, mbrojtjes i duhen katër orë në fjalën e saj.

Lini një përgjigje