Nesër në Pejë mbahet një aktivitet i veçantë kushtuar qytetarëve që ndër vite kontribuuan në ruajtjen dhe revitalizimin e Hamamit të Haxhi Hysen Begut, një prej objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit.
Manifestimi organizohet nga Lidhja Qytetare e Kosovës, ku do të ndahen falënderime për të gjithë kontribuuesit që nga viti 1997 deri më 2023 kanë ndihmuar financiarisht në ringjalljen e këtij monumenti historik.
Pjesë e këtij organizimi do të jetë edhe ekspozita me titull:
“Lëvizim para duke mos e injoruar të kaluarën”
Aktiviteti mbahet më 30 Prill 2026, me fillim nga ora 19:00, në hapësirat mbrojtëse të Hamamit në Pejë.
Ky manifestim synon të vlerësojë kontributin qytetar dhe njëkohësisht të rikthejë vëmendjen tek rëndësia e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit të Pejës.







