Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për masat e përkohshme për produktet themelore, i njohur si Projektligji për çmimet tavan.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se me miratimin e Projektligjit për çmimet tavan nuk po pengojnë rritjen e askujt, por po evitojnë keqpërdorimin në emër të krizave, fryrjen artificiale të çmimeve.
“Po e ri-sjellim për miratim këtë projektligji që vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj një realiteti që qytetarët tanë e kanë përjetuar, rritjen e papritur të çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave efektiv për mbrojtje… Me këtë projektligj ne nuk po hyjmë në tregun e lirë, por përkundrazi po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi”, tha Kurti, raporton Telegrafi.




