Ballina > Vendi > Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit: Rrëshqitje dheu e gurësh në dy akse rrugore, ekipet në terren

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit: Rrëshqitje dheu e gurësh në dy akse rrugore, ekipet në terren

03 Apr 2026 Vendi

Gjatë natës së kaluar, në aksin rrugor Gjilan–Stanqiq është evidentuar erodim i dheut, ndërsa në aksin Pejë–Rugovë ka pasur bllokim të rrugës si pasojë e rrëshqitjes së gurëve, duke paraqitur rrezik për qarkullimin.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë, duke dalë në terren për menaxhimin e situatës dhe sigurimin e segmenteve të prekura.

“Në aksin Pejë – Rugovë, për gurin me përmasa të mëdha, është konfirmuar evitimi i rrezikut, dhe hapja e njërës korsi, ndërsa segmentet janë të sinjalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm”.

“Qarkullimi po zhvillohet me kujdes të shtuar, ndërsa ekipet tona janë në terren duke punuar intensivisht për sanimin e plotë të situatës”, tha MIT-ja. Në fund Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e angazhuar për reagim të shpejtë dhe garantimin e sigurisë në të gjitha segmentet rrugore.

Lini një përgjigje