Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kapacitet të sulmojë territorin e SHBA-së, por se do të godiste bazat amerikane në rajon nëse Uashingtoni ndërmerr sulme ndaj Iranit.
Araghchi theksoi gjithashtu se, në bisedimet me palën amerikane, Irani nuk ka ndërmend të diskutojë programin e tij raketor, as tani dhe as në të ardhmen, duke e cilësuar atë si çështje mbrojtjeje kombëtare.
Po ashtu, ministri i Jashtëm përjashtoi çdo mundësi që Teherani të pranojë eksportimin e uraniumit të pasuruar jashtë vendit.




