Ballina > Sport > Mbappe pas eliminimit nga Spanja: Nuk luajtëm siç duhej, nuk e meritonim finalen

Mbappe pas eliminimit nga Spanja: Nuk luajtëm siç duhej, nuk e meritonim finalen

15 Jul 2026 Sport

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka pranuar se kombëtarja e tij dështoi në të gjitha aspektet në humbjen 2:0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Pas ndeshjes, Mbappe deklaroi se Franca nuk arriti të zbatojë planin e lojës dhe nuk ishte në nivelin e kërkuar për një sfidë kaq të rëndësishme.

“Nuk zhvilluam ndeshjen që dëshironim, as taktikisht, as teknikisht dhe as në nivelin e përgjithshëm të paraqitjes. Kur në një gjysmëfinale të Kupës së Botës nuk bën atë që duhet, nuk mund të fitosh”, u shpreh sulmuesi francez.

Ai shtoi se ideja e ekipit ishte të ushtronte presion të lartë ndaj Spanjës për të mos i lejuar kundërshtarët të kontrollonin ritmin e lojës, por se kjo nuk u realizua.

“Plani ynë ishte t’i vinim nën presion të lartë që në fillim, por nuk ia dolëm. Bëmë shumë gabime teknike”, tha Mbappe.

Spanja dominoi ndeshjen nga minuta e parë, kontrolloi lojën dhe siguroi me meritë një vend në finale, ndërsa Franca i dha fund ëndrrës për të luftuar për titullin botëror.

Lini një përgjigje