Ballina > Kronikë > Mashtrimi me Mesazhe: Gruas nga Mitrovica e Veriut i vjedhin 500 euro

Mashtrimi me Mesazhe: Gruas nga Mitrovica e Veriut i vjedhin 500 euro

03 May 2026 Kronikë

Policia ka bërë të ditur se në telefonin e një gruaje në Mitrovicë të Veriut i ka ardhur një mesazh ku i janë kërkuar të dhënat e saj me pretekstin se i ka skaduar kartela e saj bankare.

Ajo i ka dërguar të dhënat e kartelës dhe numrin personal dhe pas pak kohe asaj i janë tërhequr nga kartela 500 euro.

“Dyshohet se në telefonin e ankueses f/k ka ardhur një mesazh ku i janë kërkuar të dhënat e saj me pretekstin se i ka skaduar kartela e saj bankare”.

“Ajo i ka dërguar të dhënat e kartelës dhe numrin personal dhe pas pak kohe asaj i janë tërhequr nga kartela 500€. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, njoftoi policia./Klankosova.tv

Lini një përgjigje