Ballina > Bota > Marmota Phil dha “parashikimin” e tij se sa do të zgjasë ende dimri

Marmota Phil dha “parashikimin” e tij se sa do të zgjasë ende dimri

03 Feb 2026 Bota

Marmota Punxsutawney Phil, “parashikuesi” i njohur i motit nga shteti amerikan i Pensilvanisë, në Ditën e Marmotës doli nga strofulla e tij për të dhënë parashikimin vjetor.

Sipas tij, dimri do të zgjasë edhe gjashtë javë. Sipas legjendës, nëse marmota më 2 shkurt sheh hijen e saj, kjo nënkupton edhe gjashtë javë dimër. Nëse nuk e sheh hijen, pritet një pranverë e hershme.

Festimi më i njohur i Ditës së Marmotës në Shtetet e Bashkuara mbahet në kodrën e njohur si Gobbler’s Knob, në qytetin Punxsutawney në perëndim të Pensilvanisë. Qindra persona u mblodhën herët në mëngjes për festime me muzikë, vallëzim dhe fishekzjarre.

Sipas Pennsylvania Groundhog Club, organizatës që kujdeset për Phil-in dhe organizon ceremoninë, kjo traditë e ka origjinën në festimet e krishtera në Evropë.

Kjo organizatë është themeluar në vitin 1887 dhe ishte e para që organizoi festën në kodrën Gobbler’s Knob, raporton agjencia Reuters.

Lini një përgjigje