Ballina > Sport > Marca: Përleshje fizike mes lojtarëve, Valverde përfundon në spital!

Marca: Përleshje fizike mes lojtarëve, Valverde përfundon në spital!

07 May 2026 Sport

Tensionet në dhomat e zhveshjes së Real Madridit nuk po ndalen, por janë përshkallëzuar në një pikë kritike. Një ditë pas sherrit të parë, Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni janë përfshirë në një tjetër incident të rëndë fizikë, i cili e ka dërguar uruguaianin drejt spitalit.

Sipas raportimeve të fundit nga e përditshmja spanjolle “Marca”, situata ka dalë plotësisht jashtë kontrollit. Klubi është detyruar të ndërhyjë me urgjencë pas asaj që po cilësohet si një nga krizat më të mëdha brenda ekipit në vitet e fundit.

Burime brenda klubit e kanë përshkruar këtë përplasje të dytë mes dy yjeve si “shumë serioze”. Sherri ka qenë aq i ashpër saqë është dashur ndërhyrja e menjëhershme e bashkëlojtarëve për t’i ndarë ata, për të shmangur një pasojë edhe më të rëndë.

Ky incident vjen vetëm 24 orë pas një mosmarrëveshjeje më të lehtë që dyshja pati në qendrën stërvitore Valdebebas. Mirëpo, dëshmitarët pohojnë se ky i sotmi ishte “shumë më i keq” dhe ka konfirmuar se atmosfera në dhomat e zhveshjes është shkatërruar plotësisht në një moment kyç të sezonit.

Menjëherë pas sherrit, drejtuesit e klubit kanë thirrur një mbledhje urgjente brenda dhomave të zhveshjes. Në një lëvizje të paprecedentë, asnjë lojtari nuk i është lejuar të largohej nga qendra stërvitore derisa mbledhja të përfundonte.

Aktualisht në Madrid mbretëron një atmosferë ankthi dhe ndarjesh të brendshme. Drejtuesit e lartë të Realit janë shprehur tejet të shqetësuar për këtë eskalim, ndërsa po shtohet ndjenja se zgjidhja e këtij konflikti është ende shumë larg.

Lini një përgjigje