Ballina > Aktualitet > Maqedonci: FSK-së i bashkohen 12 oficerë të rinj, po ndërtojmë ushtri sipas standardeve të NATO-s

Maqedonci: FSK-së i bashkohen 12 oficerë të rinj, po ndërtojmë ushtri sipas standardeve të NATO-s

03 Jul 2026 Aktualitet

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se 12 oficerë të rinj i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke e cilësuar këtë si një tjetër hap në zhvillimin e ushtrisë së vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maqedonci tha se zgjerimi i radhëve të FSK-së dëshmon se zhvillimi i ushtrisë së Kosovës po vazhdon me ritëm të shpejtë dhe mbi baza të qëndrueshme.

Ai theksoi se investimi në mbrojtje nuk kufizohet vetëm në armatim modern dhe infrastrukturë ushtarake, por përqendrohet edhe te zhvillimi profesional i personelit ushtarak.

Sipas tij, krahas rritjes së buxhetit për mbrojtje dhe modernizimit të kapaciteteve ushtarake, institucionet kanë investuar në edukimin, përgatitjen dhe avancimin profesional të ushtarakëve të FSK-së.

Maqedonci u shpreh se Klasa e Kadetëve 2026 do të jetë pjesë e gjeneratës që do ta udhëheqë Forcën e Sigurisë së Kosovës drejt përmbushjes së standardeve më të larta të NATO-s, duke forcuar njëkohësisht rolin e Kosovës si kontribuuese në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Në përfundim, ai uroi 12 oficerët e rinj për përfundimin e shkollimit dhe fillimin e detyrës në FSK, duke theksuar se Republika e Kosovës ka nevojë për përkushtimin, profesionalizmin dhe lidershipin e tyre.

Lini një përgjigje