Ballina > Sport > Lojtari argjentinas që respektoi Spanjën bëhet viral, merr lavdërime nga tifozët në mbarë botën

Lojtari argjentinas që respektoi Spanjën bëhet viral, merr lavdërime nga tifozët në mbarë botën

21 Jul 2026 Sport

Veprimi i disa futbollistëve të Argjentinës gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut pas finales së Botërorit ka shkaktuar debat të madh, pasi një pjesë e lojtarëve u panë duke kthyer shpinën në momentin kur kapiteni i Spanjës, Rodrigo Hernández, ngriti kupën e kampionit.

Disa e interpretuan këtë veprim si një mënyrë për të treguar përkushtim ndaj tifozëve të tyre, ndërsa të tjerë e konsideruan një gjest të planifikuar që mund të shihej si mungesë respekti ndaj kundërshtarit.

Megjithatë, jo të gjithë futbollistët argjentinas vepruan në të njëjtën mënyrë. Sulmuesi José Manuel “Flaco” López zgjodhi të qëndronte dhe të tregonte respekt për Spanjën, skuadrën që fitoi finalen me rezultatin 1:0 pas golit të Ferran Torres në vazhdime.

Ky gjest i tij u vlerësua shumë në rrjetet sociale, ku tifozë nga vende të ndryshme e përgëzuan për sjelljen dhe respektin ndaj sportit.

“Urime për edukatën”, “Respekti vlen më shumë se arroganca” dhe “Ti tregove pjekuri dhe frymën e vërtetë sportive” ishin disa nga komentet e shumta që mori López.

Sulmuesi i Palmeirasit, edhe pse më pak i njohur në Evropë, ka një reputacion të madh në Brazil. Ai iu bashkua klubit në vitin 2022 dhe sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i ekipit.

Në Kupën e Botës ai pati një paraqitje, në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku ishte pjesë e aksionit që çoi te goli i Julián Álvarez.

Lini një përgjigje