Ballina > Vendi > Lindje në autoambulancë në Deçan! Dy infermierë asistojnë me sukses gjatë transportit emergjent

Lindje në autoambulancë në Deçan! Dy infermierë asistojnë me sukses gjatë transportit emergjent

12 Mar 2026 Vendi

U dëshmua edhe një herë përkushtimi dhe profesionalizmi i stafit shëndetësor. Dy infermierë të emergjencës së QKMF-së në Deçan asistuan me sukses në lindjen e një foshnjeje gjatë një transporti emergjent.

Falë reagimit të shpejtë, qetësisë dhe përvojës së tyre profesionale, lindja u realizua në autoambulancë gjatë rrugës për në spital. Pas intervenimit të suksesshëm, nëna dhe foshnja u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku mbërritën në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky rast është një shembull i qartë i humanizmit, përgjegjësisë dhe profesionalizmit të punonjësve shëndetësorë, të cilët çdo ditë janë në shërbim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Familjes i urohet ardhja në jetë e foshnjës, ndërsa respekt i veçantë shkon për infermierët Ardite Tolaj dhe Labinot Bytyqi, të cilët me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre bënë të mundur këtë moment të veçantë.

Lini një përgjigje