Leonie Bellucci, e bija 16-vjeçare e Monicës Bellucci dhe Vincent Cassel, debuton në kopertinën e Italian Vogue për muajin prillin, duke pozuar së bashku me nënën.
Në kopertinë, Leonie shfaqet me xhaketë të zezë prej lëkure, xhinse, syze dielli dhe kufje në veshë. Ajo foli për idhujt e saj, dëshirat për të ardhmen dhe kërkimin e lumturisë, ndërsa Monica rrëfeu për ritualet e tyre të përditshme dhe momentet e përbashkëta të intimitetit mes nënës dhe bijës.
Leonie ëndërron për udhëtime të largëta dhe për të vizituar sërish Japoninë. Idhulli i saj është motra Deva, ndërsa e ardhmja e saj akademike dhe profesionale mbetet e hapur, me mundësi për të ndjekur shkencat humane, aktrimin ose modelimin, si nëna dhe motra e saj.
Fotografitë e saj për Vogue tregojnë një kombinim të thjeshtë dhe elegant, dhe Leonie solli vetë disa nga veshjet që e përshkruajnë, duke zgjedhur së bashku me Monicën se çfarë të vishte për fotosesionin.






