Ballina > Magazina > Lamine Yamal në qendër të vëmendjes, përflitet për romancë me influenceren britanike

Lamine Yamal në qendër të vëmendjes, përflitet për romancë me influenceren britanike

18 Mar 2026 Magazina

Lamine Yamal (18) ka siguruar me Barcelonën kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por krahas suksesit në fushë, ai është rikthyer në qendër të vëmendjes edhe për jetën private. Mediat spanjolle raportojnë për një romancë të mundshme mes tij dhe influenceres britanike Lily Rowland (21), e cila numëron mbi katër milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Spekulimet u shtuan pas disa ndërveprimeve në rrjetet sociale, edhe pse dyshja nuk e ndjekin njëri-tjetrin. Gazetarja Anna Gurgui ka deklaruar se Rowland ka qenë së fundmi në Barcelonë, duke shtuar dyshimet për një lidhje të mundshme. Sipas saj, në raste të tilla futbollistët shpesh shmangin ndjekjet publike për të ruajtur diskrecionin.

Gjithashtu, është bërë e ditur se Rowland njihet me këngëtaren Nicki Nicole, me të cilën Yamal ishte përfolur më herët, ndërsa raportet mes tyre thuhet se janë ndërprerë prej rreth një muaji.

Lini një përgjigje