Ballina > Magazina > Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen e fansave pasi në një fushatë të re për brendin e saj Kylie Cosmetics ka pozuar me një fustan të shkurtër.

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen e fansave pasi në një fushatë të re për brendin e saj Kylie Cosmetics ka pozuar me një fustan të shkurtër.

29 Mar 2026 Magazina

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen e fansave pasi në një fushatë të re për brendin e saj Kylie Cosmetics ka pozuar me një fustan të shkurtër.

Ajo kishte veshur një fustan të ngushtë dhe me prerje që theksonte dekoltenë. Flokët i kishte ngritur, ndërsa kishte zgjedhur grim në nuanca natyrale. Në foto, ajo pozon duke aplikuar shkëlqyes buzësh.

“Shkëlqim i butë për ditët e pranverës. Kremoz, i ngrohtë dhe i lehtë”, thuhet në përshkrimin e fotografive që tërhoqën shumë vëmendje nga fansat.
“Sa e bukur je”, “Kurrë s’ke dukur më mirë”, “Perfeksion” – janë vetëm disa nga komentet që mori në rrjetet sociale.

Ndryshe, ajo së fundmi ka bërë të ditur se po shet vilën e saj në Hidden Hills, në Kaliforni, për më shumë se 20 milionë dollarë. Vila shtrihet në 1,280 metra katrorë dhe përfshin pishinë, tetë dhoma gjumi, tetë banjo, kinema, palestër dhe dhomë masazhi.

Po ashtu, ka një apartament për mysafirë dhe parking me tetë vende. Kylie Jenner e kishte blerë këtë vilë në fund të vitit 2016 për mbi 12 milionë dollarë, kur ishte ende adoleshente.

Ndërkohë, ajo është duke u marrë me rinovimin e një vile tjetër, të cilën e bleu në vitin 2020 nga këngëtarja Miley Cyrus për 15 milionë dollarë, dhe në rrjetet sociale ndan pothuajse çdo hap të këtij procesi.

Lini një përgjigje