Ballina > Politikë > Kuvendi të shtunën, Abdixhiku: LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet

Kuvendi të shtunën, Abdixhiku: LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet

26 Jan 2026 Politikë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar duke theksuar se LDK “nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara”, duke nënvizuar se vendimet në parti janë marrë gjithmonë në Kuvend, hapur, me debat dhe me shumicë votash.

Ai ka bërë të ditur se kjo qasje do të ndiqet sërish këtë të shtunë, kur LDK do të mblidhet për të diskutuar dhe për të vendosur mbi të gjitha çështjet e saj, “me vullnet të lirë dhe me votë të lirë”, siç i takon një partie demokratike.Abdixhiku ka deklaruar se “koha tani të flasë anëtarësia jonë”, ndërsa ka shprehur bindjen se nga ky proces LDK do të dalë më e fortë, më e organizuar dhe më e përqendruar në të ardhmen e partisë dhe të Kosovës.

“LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara. Vendimet e saj i ka marrë gjithmonë në Kuvend, mes njerëzve të vet, hapur, me debat dhe pa frikë; dhe në fund, me shumicë. Edhe në kohë shumë më të vështira se kjo”, shkruan Abdixhikun ë Facebook.

Lini një përgjigje