Ballina > Politikë > Kuvendi miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK-së, Lista Serbe braktis sallën

Kuvendi miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK-së, Lista Serbe braktis sallën

12 Feb 2026 Politikë

Pas paraqitjes së rezolutës për ish-krerët e UÇK-së në Hagë nga deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, dokumenti u prezantua para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Gjatë debatit, deputetja Jehona Lushaku kërkoi plotësim të tekstit të rezolutës, ndonëse përfaqësuesit e PDK-së theksuan se ajo ishte hartuar nga një profesor eminent. Rezoluta mori mbështetje të gjerë nga pozita dhe opozita, ndërsa deputetët e Listës Serbe nuk qëndruan në sallë gjatë votimit. Me 90 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi e miratoi rezolutën.

Lini një përgjigje