Ballina > Aktualitet > “Kushtetuta nuk kërkon 80 deputetë”, Ramabaja kërkon ndryshim të qasjes për zgjedhjen e Presidentit

“Kushtetuta nuk kërkon 80 deputetë”, Ramabaja kërkon ndryshim të qasjes për zgjedhjen e Presidentit

11 Jul 2026 Aktualitet

Profesori Sadri Ramabaja ka reaguar lidhur me debatin për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, duke kundërshtuar interpretimin se për zhvillimin e procesit kërkohet prania e 80 deputetëve në sallën e Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Ramabaja ka argumentuar se një kërkesë e tillë nuk përcaktohet shprehimisht në tekstin e Kushtetutës së Kosovës, por është krijuar përmes interpretimit të mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese.

Debati për kuorumin dhe praninë e deputetëve është rikthyer në vëmendje pas diskutimeve për procedurën e zgjedhjes së presidentit, ku ekspertë të së drejtës kushtetuese kanë dhënë interpretime të ndryshme mbi raportin mes tekstit kushtetues dhe praktikës gjyqësore.

Në disa vendime të mëhershme, Gjykata Kushtetuese ka trajtuar rëndësinë e pjesëmarrjes së deputetëve në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe obligimet e tyre kushtetuese në këtë procedurë.

Lini një përgjigje