Ballina > Aktualitet > Kurti u dërgon ftesë për takim Hamzës, Abdixhikut dhe Gjinit

Kurti u dërgon ftesë për takim Hamzës, Abdixhikut dhe Gjinit

09 Jul 2026 Aktualitet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka dërguar ftesë për takim krerëve të partive që deri më tash ishin në opozitë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka ka konfirmuar për RTKlive se ftesat u janë dërguar sot në mëngjes kreut të PDK-së, Bedri Hamza, kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreut të AAK-së, Ardian Gjini, për të diskutuar lidhur me krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme.

“Po, sot në mëngjes kryeministri Kurti ka dërguar letër për takim tre kryetarëve, të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, ka konfirmuar ai.

Ftesat për takim Kurti i dërgoi një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lini një përgjigje