Ballina > Aktualitet > Kurti fton liderët e partive në takim, LDK-ja pranon, PDK-ja dhe AAK-ja refuzojnë

Kurti fton liderët e partive në takim, LDK-ja pranon, PDK-ja dhe AAK-ja refuzojnë

03 Aug 2026 Aktualitet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar për takime ndaras liderët e partive politike, në përpjekje për të themeluar institucionet. 

Ftesës së Kurtit i është përgjigjur pozitivisht kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e negativisht i janë përgjigjur kreu i PDK-së, Bedri Hamza dhe ai i AAK-së, Ardian Gjini.  

Kurti pritet të takohet me Abdixhikun të martën nga ora 18:00. 

Paraditen e sotme, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që shumë shpejt t’u dërgojë ftesë për takim partive politike. 

Kurti paralajmëroi për këtë javë se mund të ketë diçka konkrete sa i përket një marrëveshjeje me Lidhjen Demokratike.

Më 6 gusht është caktuar seanca për inaugurimin e legjislaturës XI. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë nesër një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për konstituimin e institucioneve shtetërore.

Lajmin për Ekonomia Online e konfirmoi zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po, nesër në 18:00 në Kuvendin e Kosovës”, tha Mustafa për Ekonomia Online.

Lideri i Vetëvendosjes ka ftuar për takim liderët e partive politike. Derisa Abdixhiku i është përgjigjur pozitivisht, ftesën për takim e kanë refuzuar Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës. 
 

Lini një përgjigje