Ballina > Vendi > Kurti diskuton me Ulutashin për zhvillimet në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë në Kosovë

Kurti diskuton me Ulutashin për zhvillimet në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë në Kosovë

11 Mar 2026 Vendi

Situata e sigurisë në Kosovë në kohën e zhvillimeve të mëdha në botë, është diskutuar të mërkurën mes kryeministrit Albin Kurti dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash. 

Diskutimi mes të dyve u zhvillua për sfidat për sigurinë që mund të paraqesin ndryshimet në botë. 

“Në takim u diskutua për situatën e sigurisë, në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë, me ç’rast kryeministri vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm”, njoftoi Zyra e Kryeministrit. 

Ditë më parë në rrjete sociale qytetarë serbë i patën kërkuar Iranit të godasë edhe bazën amerikane në Kosovë, pas nisjes së sulmeve të Iranit ndaj bazave amerikane nëpër Lindjen e Mesme. 

KFOR-i në një përgjigje për KOHËN pati thënë se SHBA-ja vazhdon të luajë rol kyç në kuadër të misionit, me rreth 600 trupa të dislokuara në Kosovë. Më së shumti trupa ka Italia me mbi 900. Gjithsej janë rreth 5000 trupa të KFOR-it në Kosovë. 

Lini një përgjigje