Ballina > Vendi > Kurorë në emër të Thaçit vendoset mbi varrin e Sahit Jasharit në Prekaz

Kurorë në emër të Thaçit vendoset mbi varrin e Sahit Jasharit në Prekaz

12 Jun 2026 Vendi

Një kurorë lulesh në emrin të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vendosur mbi varrin e komandantit legjendar Sahit Jashari në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Në shiritin e kurorës shkruhet mesazhi: “Jetove me nder, luftove me heroizëm dhe u përjetësove me veprën tënde. U prehsh në paqe, hero i UÇK-së!”, ndërsa në të shihet edhe emri i Hashim Thaçit.

Kurora përçon mesazhe nderimi dhe respekti për figurën e Sahit Jasharit, i cili mbetet një nga simbolet më të rëndësishme të luftës çlirimtare në Kosovë.

Lini një përgjigje