Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me të drejtat dhe përfshirjen e komuniteteve pakicë në këtë komunë.
Muhaxheri theksoi përkushtimin e komunës për të garantuar trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim, si dhe për të krijuar kushte të favorshme për zhvillimin dhe integrimin e komuniteteve pakicë. Ai vuri në pah edhe dialogun e mirë me komunitetet, raportet e qëndrueshme ndërmjet tyre, investimet në infrastrukturë në zonat ku jetojnë këto komunitete, si dhe praktikën e mbajtjes së dëgjimeve buxhetore me pjesëmarrjen e qytetarëve.
Me këtë rast u theksua se Komuna e Pejës është e vetmja komunë që shënon 21 shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës Fetare.
Nga ana tjetër, Kamp vlerësoi lart angazhimin e Komunës së Pejës në promovimin e të drejtave të pakicave dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë drejtim.





