Kryesia e degës në Pejë ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e lidershipit të partisë, si një akt moral dhe politik pas analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit.
Në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ku u shqyrtua në detaje performanca zgjedhore, anëtarët kanë votuar me shumicë votash për të kërkuar një reflektim të thellë politik nga udhëheqja qendrore. Sipas tyre, përgjegjësia direkte për rezultatin e arritur duhet të baret plotësisht nga strukturat udhëheqëse.
Përmes një qëndrimi zyrtar, Kryesia ka vlerësuar se ky hap është një imperativ i qartë për të ruajtur besimin e anëtarësisë dhe për të forcuar standardet demokratike brenda organizatës politike, duke e cilësuar partinë si një “shtëpi të demokracisë” që duhet të reflektojë përpara proceseve të radhës.




