Ballina > Aktualitet > Krenare Vokshi: Zgjedhjet janë të pashmangshme, zvarritja në Kushtetuese rrezikon ta çojë vendin në vakum institucional (video)

Krenare Vokshi: Zgjedhjet janë të pashmangshme, zvarritja në Kushtetuese rrezikon ta çojë vendin në vakum institucional (video)

06 Mar 2026 Aktualitet

Juristja Krenare Vokshi ka deklaruar se vendi tashmë është në një situatë ku zgjedhjet janë të pashmangshme, duke paralajmëruar se çdo zvarritje e procesit përmes Gjykatës Kushtetuese mund ta thellojë krizën institucionale.

Ajo theksoi se nënshkrimi i dekretit nga Presidentja e ka konfirmuar këtë zhvillim, ndërsa rreziku kryesor sipas saj tani qëndron te përpjekjet për të shtyrë procesin përmes masave të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese.

“Sikurse e theksova mbrëmë në Report TV, zgjedhjet fatkeqësisht janë tashmë të pashmangshme. Nënshkrimi i dekretit nga Presidentja sot e konfirmoi këtë, por rreziku tani qëndron te zvarritja e procesit përmes Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Vokshi.

Sipas saj, çdo zvarritje vetëm sa do ta zgjasë krizën politike, pa mundur ta kthejë pas kohën për një legjislaturë që, siç tha ajo, e ka humbur tashmë shansin e saj kushtetues.

Vokshi paralajmëroi se loja me afatet në këtë moment mund ta lërë shtetin në një vakum të plotë institucional pas datës 4 prill.

“Çdo zvarritje me masa të përkohshme vetëm sa e zgjat krizën. Kthimi te vota e qytetarëve është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo bllokadë dhe për të parandaluar kolapsin e shtetit”, theksoi ajo.

Lini një përgjigje