Ballina > Vendi > Krenare Vokshi hap zyrën e saj të avokaturës në Pejë – një hap i rëndësishëm në karrierë

Krenare Vokshi hap zyrën e saj të avokaturës në Pejë – një hap i rëndësishëm në karrierë

21 Mar 2026 Vendi

Avokatja Krenare Vokshi ka inauguruar zyrën e saj të avokaturës në Pejë, në një ceremoni ku morën pjesë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të afërt.

Gjatë fjalës së saj, ajo e përshkroi këtë hap si një moment kyç në karrierën profesionale, duke theksuar se bëhet fjalë për realizimin e një rruge të gjatë me përkushtim në fushën e drejtësisë.

Vokshi falënderoi veçanërisht familjen dhe të gjithë mbështetësit e saj, duke theksuar se arritjet e saj janë rezultat i përkrahjes së vazhdueshme që ka marrë ndër vite.

“Ky sukses është i përbashkët me të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë,” u shpreh ajo.

E njohur edhe për publikun si autore e emisionit Personale në TV Dukagjini, Vokshi tashmë sjell një dimension të ri në angazhimin e saj profesional.

Hapja e kësaj zyre pritet të ndikojë pozitivisht në ofrimin e shërbimeve juridike profesionale dhe cilësore për qytetarët e Pejë dhe më gjerë.

Lini një përgjigje