Ballina > Vendi > Kosova jashtë trendit global, nafta vazhdon të shtrenjtohet

Kosova jashtë trendit global, nafta vazhdon të shtrenjtohet

09 Apr 2026 Vendi

Ani pse çmimet globale të naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme pas armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, në Kosovë ky çmim po vazhdon të ngrihet dita e ditës.

Sot çmimi i naftës është 1.91 euro për litër, i benzinës 1.47 euro për litër e i gazit 0.82 euro për litër.

Këto çmime janë rritur që nga e mërkura. Një ditë më herët, çmimi i naftës ishte dy cent më lirë për litër, pra 1.89 euro. I benzinës ishte 1.46 euro për litër ndërkaq i gazit 0.77 euro për litër.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se beson që stabilizimi i çmimit të naftës do të vazhdojë në ditët në vijim pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dy javor mes SHBA-së dhe Iranit.

Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani përmes një statusi në Faebook të mërkurën ka thënë se armëpushimi ka sjell pak qetësi në tregun e  naftës, por sipas tij “ky mund të jetë reagim afatshkurtër”. Tutje ka theksuar se nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të bien gradualisht.

Lini një përgjigje