Ballina > Vendi > Konstituohet Trupa Këshilldhënëse në Fakultetin e Arteve, Xhenete Syka zgjidhet kryesuese

Konstituohet Trupa Këshilldhënëse në Fakultetin e Arteve, Xhenete Syka zgjidhet kryesuese

21 May 2026 Vendi

Sot, në Fakultetin e Arteve është realizuar konstituimi i Trupës Këshilldhënëse, një organ me rëndësi të veçantë për zhvillimin dhe avancimin e kësaj njësie akademike.

Me ftesë të dekanit të Fakultetit të Arteve, Fatbardh Gashi, në këtë takim morën pjesë personalitete të njohura nga fusha e kulturës, arsimit dhe institucioneve publike, të cilët do të kontribuojnë me rekomandime dhe propozime konkrete në funksion të zhvillimit akademik dhe artistik.

Pjesë e kësaj trupe janë:

  • Xhenete Syka, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport
  • Krenare Luta, drejtoreshë e Teatrit “Istref Begolli”
  • Vesel Krasniqi, drejtor i Shkollës së Muzikës “Lorenc Antoni”
  • Qemajl Sejdija, drejtor i Arsimit në Komunën e Klinës
  • Bekim Vishaj, drejtor i Muzeut në Deçan
  • Naser Dula, drejtor në Shkollën e Muzikës “Faik Sylka” në Rahovec
  • Pëllumb Vula, profesor në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë
  • Naser Gega, drejtor i Arsimit në Pejë
  • Rreze Kastrati, drejtoreshë e Shkollës së Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë
  • Mentor Zajmi, profesor në Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren
  • Kastriot Sada, drejtor në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë

Gjatë mbledhjes, si kryesuese e Trupës Këshilldhënëse u zgjodh Xhenete Syka, ndërsa si zëvendëskryesuese u zgjodh Krenare Luta.

Dekani Fatbardh Gashi uroi kryesinë dhe anëtarët e kësaj trupe, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të tyre në proceset zhvillimore të Fakultetit të Arteve, përmes rekomandimeve dhe ideve që do të ndikojnë në pasurimin e veprimtarisë akademike, artistike dhe kulturore.

Konstituimi i kësaj trupe konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimit të mëtejmë të Fakultetit të Arteve.

Lini një përgjigje