Ballina > Aktualitet > Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, vlerëson mbështetjen për Kosovën

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, vlerëson mbështetjen për Kosovën

08 Jul 2026 Aktualitet

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier.

Gjatë takimit, Konjufca e falënderoi ambasadorin Cuvelier për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit diplomatik, si dhe për bashkëpunimin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët dhe në kuadër të perspektivës evropiane të vendit.

Në fund të takimit, Konjufca i uroi ambasadorit Cuvelier suksese në angazhimet e tij të ardhshme diplomatike.

Lini një përgjigje