Ballina > Rajoni > Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama publikon pamjet: Interesi më i madh se finalja e Conference League!

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama publikon pamjet: Interesi më i madh se finalja e Conference League!

07 Jul 2026 Rajoni

Tirana po bëhet gati të mirëpresë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri.

Koncerti i reperit amerikan Kanye West, i planifikuar për më 11 korrik, ka ngjallur interes të madh brenda dhe jashtë vendit, me një numër të konsiderueshëm biletash të blera.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi pamje nga stadiumi i ndërtuar posaçërisht për këtë event, duke theksuar se interesi ndërkombëtar për koncertin ka qenë më i madh se ai për finalen e Conference League që u zhvillua në Tiranë.

Sipas tij, kryeqyteti do të shndërrohet në një qendër të rëndësishme të muzikës dhe argëtimit gjatë fundjavës së koncertit.

Eagle Stadium, i ngritur pranë autostradës Tiranë–Durrës, është projektuar për të pritur rreth 60 mijë spektatorë.

Organizatorët presin një pjesëmarrje masive, duke e cilësuar këtë si eventin më të madh muzikor të mbajtur ndonjëherë në vend.

Çmimet e biletave variojnë nga 120 euro për hyrjet standarde deri në 339 euro për paketat VIP.

Lini një përgjigje