Ballina > Aktualitet > Komunikacioni devijohet në rrugën e re, punime në mbikalimin Grabanicë–Zajm

Komunikacioni devijohet në rrugën e re, punime në mbikalimin Grabanicë–Zajm

02 Jul 2026 Aktualitet

Devijohet përkohësisht komunikacioni në Grabanicë–Zajm për shkak të punimeve në mbikalim

Për shkak të vazhdimit të punimeve në ndërtimin e mbikalimit Grabanicë–Zajm, gjatë ditës së sotme është bërë devijimi i përkohshëm i komunikacionit në këtë segment rrugor, në rrugën e re të ndërtuar.

Autoritetet dhe kompania realizuese e projektit, Benita Company, kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke kërkuar respektim të sinjalizimit rrugor të vendosur në terren dhe kufizimeve të shpejtësisë, me qëllim të garantimit të sigurisë në qarkullim dhe mbarëvajtjes së punimeve.

Po ashtu, shoferët dhe qytetarët janë ftuar të ndjekin udhëzimet e autoriteteve kompetente gjatë lëvizjes në këtë zonë, deri në përfundimin e fazës aktuale të punimeve.

Devijimi i përkohshëm do të mbetet në fuqi gjatë kohës së realizimit të punimeve në këtë projekt infrastrukturor.

Lini një përgjigje