Komuna e Pejës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka shpallur thirrjen publike për propozimin e kandidatëve për titujt e nderit dhe dekoratat e komunës.
Institucionet publike dhe private, organizatat joqeveritare, grupet qytetare si dhe mediat ftohen të propozojnë kandidatë për disa nga titujt më të lartë që jepen nga komuna.
Titujt për të cilët mund të bëhen propozime janë: **“Qytetar Nderi”, “Qytetar Nderi i Huaj”, “Qytetar Nderi Post Mortum”, “Nderi i Qytetit”, “Lekë Dukagjini”, “Haxhi Zeka” dhe “Azem Shkreli”.
Po ashtu, do të ndahen edhe dekoratat “Mirënjohje/Falënderime” dhe “Laureat për të Drejtat e Grave dhe Vajzave”.
Afati për dorëzimin e propozimeve është nga 16 marsi deri më 20 prill 2026, ndërsa aplikimet duhet të dorëzohen në sportelin e administratës së Komuna e Pejës.
Sipas njoftimit, dokumentacioni i aplikimit duhet të përfshijë biografinë e kandidatit, arsyetimin e propozimit, dokumente mbështetëse si dhe minimumi 200 nënshkrime mbështetëse.
Për informata shtesë dhe detaje rreth procedurës së aplikimit, të interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare të Komunës së Pejës.





