Ballina > Vendi > Kompania Top Reklama ndihmon Spitalin e Pejës me mbishkrime për Ambulancën Specialistike

Kompania Top Reklama ndihmon Spitalin e Pejës me mbishkrime për Ambulancën Specialistike

16 Mar 2026 Vendi

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur mirënjohje për kompaninë Top Reklama dhe pronarin e saj Dardan Lluka për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucionit shëndetësor.

Sipas njoftimit të spitalit, kompania ka realizuar falas dy mbishkrime për Ambulancën Specialistike, duke ndihmuar në përmirësimin e orientimit dhe informimit të pacientëve dhe vizitorëve që frekuentojnë këtë institucion.

Në shenjë falënderimi për këtë kontribut, nga ana e Spitali i Përgjithshëm në Pejë i është ndarë një mirënjohje simbolike pronarit të kompanisë.

Nga spitali theksojnë se kontributet e tilla nga bizneset lokale janë dëshmi e bashkëpunimit të mirë mes komunitetit dhe institucioneve, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe përmirësimit të kushteve për pacientët.

Drejtuesit e spitalit kanë falënderuar kompaninë për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar ndaj sistemit shëndetësor lokal.

Lini një përgjigje