Kompania “Benita” njofton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion se kanë filluar punimet intensive në Lotin 1 të aksit rrugor Klinë-Zahaq, konkretisht në zonën e Zajmit.
Sipas njoftimit, aktualisht po bëhet gërryerja e asfaltit ekzistues, gjë që ka sjellë nevojën për ndryshime në qarkullim. Për shkak të natyrës së punimeve:
- Trafiku do të devijohet në segmente të caktuara.
- Rruga do të ngushtohet përkohësisht, duke kërkuar vëmendje të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.
Kompania “Benita” kërkon nga të gjithë vozitësit që të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë rreptësisht sinjalizimin rrugor të vendosur në vendpunishte.




